RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Parlamenti suedez miraton amendamentin kushtetues për “ashpërsimin e ligjeve kundër terrorizmit”

parlamenti-suedez-miraton-amendamentin-kushtetues-per-“ashpersimin-e-ligjeve-kunder-terrorizmit”

Parlamenti suedez ka miratuar amendamentin kushtetues me të cilin ashpërsohen ligjet kundër terrorizmit dhe që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2023, raporton Anadolu Agency (AA).

Në votimin e zhvilluar në parlament, 270 deputetë votuan “pro”, ndërsa 37 ishin “kundër”. 42 pjesëtarë nuk morën pjesë në miratimin e amendamentit, i cili u kundërshtua nga Partia e Majtë dhe Partia e Gjelbër.

Në amendamentin kushtetues thuhet se liria e organizimit dhe leja për protestë për grupet e përfshira në terrorizëm kufizohen, ndërsa hapet po ashtu rruga për miratimin e ligjeve të reja.

Amendamenti parasheh që personat që publikojnë informacione që dëmtojnë marrëdhëniet e Suedisë me një shtet apo organizatë tjetër ndërkombëtare mund të hetohen nga Agjencia Suedeze e Inteligjencës dhe të dënohen me 4 vjet burg.

Duke u prononcuar për mediat suedeze, ekspertët komentuan se amendamenti i ri kushtetues hap rrugën për procedura më të lehta penale kundër anëtarëve të organizatës terroriste PKK/YPG.

Amendamenti kushtetues do të hyjë në fuqi më 1 janar 2023.

Related posts

Kryeministri i ri i Britanisë: Do përmirësojë marrëdhëniet tregëtare me BE-në

admin

Arkivi i plotë i periudhës osmane mbi Shqipërinë rikthehet në Tiranë

admin

BE kritikon Serbinë: S’mund të barazohen terroristët me viktimat e terrorizmit

Muhamet Ramadani