RTV AHIRETI
Lajme

Polonia mbron përdorimin e qymyrit për sigurinë e energjisë

polonia-mbron-perdorimin-e-qymyrit-per-sigurine-e-energjise

Zëvendëskryeministri i Polonisë, Jacek Sasin tha se vendi i tij ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për sigurinë e energjisë dhe shtoi se do të vazhdojnë të nxjerrin qymyr për shumë vite për sa kohë që është baza e sigurisë së energjisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për “Radion e Polonisë”, Sasin tha se Polonia është vend i sigurt për investime. Ai foli për marrëveshjet e centralit bërthamor me Korenë e Jugut dhe SHBA-në dhe vuri në dukje se këto marrëveshje përbëjnë shembull se Polonia është vend i besueshëm.

Sasin theksoi se për shkak të luftës Rusi-Ukrainë është përjetuar krizë energjetike. “Periudha e krizës energjetike nënkupton se shteti duhet të ndërhyjë në mekanizmat e tregut. Në të kundërtën çmimi i energjisë për konsumatorët individualë dhe bizneset bëhet aq i lartë saqë kjo bëhet e papërballueshme. Për këtë arsye kemi marrë masat e nevojshme”, tha ai.

Ai tha se kanë ndërmarrë hapa për të siguruar gjetjen në çdo vend për qymyrin që nevojitet. “Menjëherë pas shpërthimit të luftës filluam të rrisim importet e qymyrit përmes kompanive që i përkasin shtetit. Do të vazhdojmë të nxjerrim qymyr për shumë vite për sa kohë që është baza e sigurisë së energjisë. Edhe qeveritë lokale kontribuojnë në shpërndarjen e qymyrit në vend. Po hidhen hapat e nevojshëm”, tha Sasin.

Qymyri zë një vend të rëndësishëm në shportën e energjisë së Polonisë e cila ka ndalur plotësisht blerjen e gazit natyror nga Rusia.

Zyrtarët polakë të cilët akuzohen se nuk kanë ndërmarrë hapa në përputhje me objektivat e klimës, mbrojnë idenë se shqetësimet për emetimet duhet të shtyhen në periudhën e krizës dhe se ata janë besnikë ndaj objektivave.

Related posts

Shoqata Mavi Marmara përgatitet të nisë një tjetër flotë anijesh me ndihma për Gazën

admin

OKB: Miliona njerëz në Republikën e Afrikës Qendrore kanë nevojë për ndihmë humanitare

rezart morina

Liberalizimi i vizave me BE, serbët e Kosovës “heqin dorë” nga Beogradi, kërkojnë pajisjen me dokumente nga Prishtina

admin