Vaji i peshkut është vaj me burim nga peshqit yndyrorë si sardelet, açugeja dhe skumbri. Vaji zakonisht gjendet në formë kapsule ose të lëngshme.
Vaji i peshkut është lidhur me disa përfitime shëndetësore:
-Ndihmon në uljen e inflamacionit
-Mund të ndihmojë në ngadalësimin e dobësimit së muskujve për të moshuarit
-Përmirësime në shëndetin mendor
-Ulë presionin e gjakut
-Ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të syve
Nëse hani peshk të yndyrshëm si salmoni, skumbri ose sardelet disa herë në javë, mund të mos keni nevojë fare për një suplement të vajit të peshkut, veçanërisht nëse hani 8 ons të rekomanduara ushqim deti në javë.
Vaji i peshkut ka disa përfitime, por është një shtesë diete me efekte dhe ndërveprime të mundshme negative. Përpara se të merrni vaj peshku, rekomantohet të bisedoni me personat përkatës.