RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan takon homologun kuban në Ankara – VIDEO

erdogan-takon-homologun-kuban-ne-ankara-–-video

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan priti homologun e tij kuban Miguel Diaz-Canel Bermudez me një ceremoni zyrtare në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Liderët do të zhvillojnë bisedime kokë më kokë, të cilat do të pasohen nga një konferencë e përbashkët shtypi.

Sipas presidencës turke, Erdoğan dhe Bermudez do të shkëmbejnë mendime për marrëdhëniet Turqi-Kubë dhe hapat e mundshëm që synojnë përmirësimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ata gjithashtu do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi çështjet rajonale dhe globale, veçanërisht për Amerikën Latine dhe Karaibet.

Vizita përkon me 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Turqisë dhe Kubës.

Marrëdhëniet diplomatike midis Turqisë dhe Kubës u vendosën në vitin 1952. Türkiye hapi ambasadën e saj të parë në Karaibe në Havana në vitin 1979.

Përpara takimit të tij me Erdoğanin, Bermudez i bëri nderimet e tij Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Republikës së Turqisë, në mauzoleun e tij.

“Delegacioni kuban viziton këtë vend për t’i bërë homazhe të përzemërta themeluesit të kombit modern turk, Kemal Ataturk, të cilin komandanti i përgjithshëm, Fidel Castor Ruz, e përshkruan si burim frymëzimi për Republikën Kubane”, shkroi ai në librin përkujtimor në Anitkabir.

Bermudez shtoi se populli kuban dhe turk ndajnë vlera të përbashkëta që janë trashëgimi e themeluesve të të dy kombeve.

Related posts

Gjermania përsërit kundërshtimin ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO

rezart morina

Lajçak takon ambasadorët në Kosovë, i informon për atë që po ndodhë me dialogun

rezart morina

Temperaturat rreth 50 gradë celsius, 14 jordanezë vdesin gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite

admin