RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani, varfëria ka shënuar rritje serioze në vitet e fundit

gjermani,-varferia-ka-shenuar-rritje-serioze-ne-vitet-e-fundit

Një hulumtim i zhvilluar në Gjermani ka treguar se varfëria në vend është rritur në mënyrë serioze në 10 vitet e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në hulumtimin e zhvilluar nga Instituti i Shkencave Ekonomike dhe Sociale (WSI) i Fondacionit “Hans Böckler” në qytetin Dyseldorf, thuhet se norma e atyre të cilët konsiderohen si “shumë të varfër” që kanë të ardhura më pak se gjysma e atyre me të ardhura të mesme, është rritur me 40 për qind në periudhën 2010-2019.

Pandemia e COVID-19, rritja e çmimeve të energjisë dhe inflacioni i lartë mund të rrisë edhe më shumë këtë normë në të ardhmen, thuhet në hulumtim.

Edhe pse është shënuar zhvillim i mirë ekonomik dhe papunësia është ulur në 10 vitet e fundit, hulumtimi tregon se familjet e varfra nuk kanë përfituar mjaftueshëm nga kjo, madje këto familje kanë rënë edhe më shumë në aspektin ekonomik.

Kufiri i varfërisë i cili në vitin 2010 ka qenë 2.968 euro për familje, në vitin 2019 ka qenë 3.912 euro.

Related posts

Kina forcon bashkëpunimin me Hungarinë përmes një partneriteti “gjithëpërfshirës”

admin6

Lituanezët zgjedhin presidentin e ri midis shqetësimeve për Rusinë dhe luftën në Ukrainë

rezart morina

Escobar fort i prerë: Kurti s’ka nevojë të pajtohet, Kosova është pajtuar për Asociacionin

admin