Më shumë se 95 gra janë vrarë në Itali deri më tani këtë vit, ku pothuajse gjysma e tyre janë vrarë nga partneri i tyre intim ose ish-partneri, tha policia italiane.
Raporti i publikuar të premten për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, rendit emrat dhe detajet e vdekjes së 95 grave të vrarë nga fillimi i vitit deri më 7 nëntor.
Ato përfshijnë 27-vjeçaren Carol, e cila u vra nga ish i dashuri i saj, i cili e goditi me një çekiç dhe më pas e hodhi trupin e saj të copëtuar nga një shkëmb, 40-vjeçarja Elisabetta e cila vdiq pasi u “godi dhjetëra herë” nga burri i saj dhe 74-vjeçarja Silvana, burri i së cilës e rrahu për vdekje me shkop.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha të premten se qeveria e saj ishte e përkushtuar për të luftuar dhunën me bazë gjinore dhe “murtajën e tmerrshme të femicideve”.
“Ne ia kemi borxh shumë viktimave”, tha ajo në një deklaratë të postuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, shkruna CNN, transmeton Klankosova.tv.
Në Itali, 31.5% e grave kanë pësuar një formë të dhunës fizike ose seksuale dhe 5.4% kanë qenë viktima të formave të rënda të dhunës seksuale si përdhunimi, sipas Institutit Italian të Statistikave.