RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia tërhiqet nga Komiteti i Trashëgimisë së UNESCO-s

rusia-terhiqet-nga-komiteti-i-trashegimise-se-unesco-s

Rusia është tërhequr nga kryesimi i Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, konfirmoi dega gjermane e UNESCO-s.

Rusia ka mbajtur presidencën që nga vera e vitit të kaluar. Në kushte normale, mbledhjet e komitetit mbahen në vendin që mban presidencën, por këtë vit nuk u mbajt mbledhje për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Ngërçi në fakt paralizoi punën e komitetit. Një seancë speciale është planifikuar këtë vit për të emëruar një president të ri.

Mandati i UNESCO-s përfshin arsimin, artet, shkencat dhe kulturën.

Komiteti i tij i trashëgimisë botërore vendos se cilat vende me interes kulturor duhet të përfshihen në listën e tij. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ai ka dokumentuar shkatërrimin e vendit duke përdorur imazhe satelitore. /atsh

Related posts

Kosovës iu shtua edhe një hafëz i ri nga Mamusha

admin

Turqia ende shpreson në vazhdimin e marrëveshjes mes Kievit dhe Moskës për grurin

admin

Suedi, në kopshtin e një xhamie lihet një derr i ngordhur

Muhamet Ramadani