RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numri i palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor rritet në 3

numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-forcat-izraelite-ne-bregun-perendimor-rritet-ne-3

Numri i palestinezëve të vrarë nga ushtarët izraelitë në incidentet që shpërthyen në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar gjatë natës është rritur në tre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, vëllezërit Jawad (21) dhe Zafir Abdurrahman Abduljavad Rimavi (22) kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë gjatë incidenteve në Kafr Ayn të Bregut Perëndimor.

Në deklaratën e mëparshme të ministrisë thuhej se palestinezi Mufid Mohammed Mahmud Khalil (44), i cili u plagos rëndë në kokë nga plumbi i ushtarëve izraelitë, humbi jetën në vendbanimin Beit Ammer afër qytetit El-Halil (Hebron).

Sipas deklaratës së ushtrisë izraelite, dy automjete izraelite u prishën gjatë një patrullimi stërvitor. Thuhet se palestinezët në rajon hodhën gurë drejt automjeteve të blinduara dhe ushtarët u përgjigjën duke hapur zjarr.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze deklaroi se në incidentet në afërsi të El-Halilit, 9 persona u plagosën, 5 nga plumbat e gomës, dhe 8 persona u prekën nga gazi lotsjellës.

Përplasje të shpeshta ndodhin mes palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë, të cilët duan të ndërtojnë një kullë ushtarake në hyrje të vendbanimit Beit Emmer, që ndodhet në rrugën kryesore pranë El-Halilit.

Ushtarët izraelitë bastisin shumë qytete të Bregut Perëndimor të pushtuar për arsye të ndryshme. Gjatë këtyre bastisjeve, që nga fillimi i vitit, më shumë se 100 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë.

Related posts

Myftiu Tërnava u prit në takim nga ministri i Çështjeve Islame, Thirrjes dhe Udhëzimit i Mbretërisë së Arabisë Saudite

RTI

Arabia Saudite njofton miliarda dollarë marrëveshje investimesh në samitin Arabo-Kinez

Muhamet Ramadani

Rusia paralajmëron se furnizimi me avionët F-16 do të përshkallëzojë luftën në Ukrainë

admin