RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Turqia po përjeton pikën kulmore në sektorin e turizmit

erdogan:-turqia-po-perjeton-piken-kulmore-ne-sektorin-e-turizmit

Turqia po regjistron shifra të larta në sektorin e turizmit pavarësisht pasojave nga pandemia globale, tha presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Megjithëse pauzuam gjatë periudhës së pandemisë globale, të gjithë po përjetojmë pikën kulmore të vendit tonë si për sa i përket numrit të turistëve, ashtu edhe të ardhurave nga turizmi”, tha Erdoğan në Asamblenë e Përgjithshme të 7-të të Federatës së Hotelierëve Turq në kryeqytetin Ankara.

Erdoğan shtoi se Turqia u ngjit në vendin e katërt në botë për sa i përket numrit të turistëve në vitin 2021 dhe në vendin e tetë në të ardhurat nga turizmi, fakt të cilin ai e përshkroi si shenjë se vendi do të arrijë një pozicion edhe më të mirë këtë vit.

Ai theksoi se Turqia është e përshtatshme për zhvillimin dhe rritjen e sektorit të turizmit me të gjitha rajonet dhe qytetet e saj.

“Në këtë periudhë kur konkurrentët tanë në turizëm kanë humbur vrullin për shkak të efekteve të krizës globale, rruga jonë për t’u ngjitur në lidershipin botëror është e qartë duke punuar shumë më shumë”, tha presidenti turk.

Turqia synon të shmangë humbjen e mundësive duke e vendosur vendin në qendër të një arkitekture globale, politike dhe ekonomike të riformësuar, shtoi Erdoğan. /aa

 

Related posts

Numri i të vdekurve në masakrën në Maghazi rritet në 70 thotë Ministria e Shëndetësisë – VIDEO

rezart morina

Kosova bën hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, pranohet aplikimi

admin

Escobar vjen këtë javë në Kosovë dhe Serbi

rezart morina