RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Ngarkesa e parë e plehrave bujqësore ruse niset nga Holanda në Malavi

okb:-ngarkesa-e-pare-e-plehrave-bujqesore-ruse-niset-nga-holanda-ne-malavi

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë të ditur se ngarkesa e parë e plehrave bujqësore ruse është nisur nga Holanda për në vendin afrikan Malavi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas zëdhënësit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, dërgesa prej 20 mijë tonë metrikë plehrash bujqësore e ngarkuar në një anije nga Programi Botëror i Ushqimit do të kalojë përmes Mozambikut.

“Kjo do të jetë e para nga një seri dërgesash të plehrave bujqësore të destinuara për disa vende në kontinentin afrikan në muajt e ardhshëm”, tha Dujarric.

Dujarric po ashtu tha se OKB-ja përshëndet dhurimin e 260 mijë tonë metrikë plehrash bujqësore nga prodhuesit rusë të ruajtura në portet dhe magazinat evropiane.

Dhurimi, tha ai, do të shërbejë për të lehtësuar nevojat humanitare dhe për të parandaluar humbjen katastrofike të të korrave në Afrikë.

Më 22 korrik, Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për të rifilluar eksportet e drithërave nga tre portet ukrainase të Detit të Zi, që ishin ndërprerë në muajin shkurt për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Përveç një pauze të shkurtër, kjo marrëveshje që atëherë ka mundësuar dërgesat e ushqimit në botë.

“Ri-lidhja e tregjeve të plehrave bujqësore është një hap kritik për të garantuar sigurinë globale të ushqimit për vitin 2023 dhe OKB-ja do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje, me të gjitha palët, për të arritur këtë qëllim”, shtoi Dujarric.

Related posts

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës vriten 7 palestinezë

admin

Dita e gjashtë e vendosjes së barrikadave në veri, situata ende e njëjtë

admin

Të paktën 78 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga rrëmuja në Jemen

admin