RTV AHIRETI
Lajme

Strasburg, shpërbëhet kampi i imigrantëve ku qëndronin shtetas nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

strasburg,-shperbehet-kampi-i-imigranteve-ku-qendronin-shtetas-nga-shqiperia-dhe-maqedonia-e-veriut

Bëhet e ditur se kampi me 200 persona, i cili ishte objekt diskutimi mes bashkisë dhe guvernatorit në Strasburg të Francës, ku qëndronin kryesisht imigrantë nga Evropa, u shpërbë nga policia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të “Sud Ouest”, policia bastisi kampin në mëngjes, i cili u ngrit në sheshin Place de l’Etoile përballë bashkisë në maj dhe përbëhej nga imigrantë kryesisht nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Rumania.

Në bastisje, ku morën pjesë shumë policë, policia i detyroi imigrantët dhe fëmijët e tyre të largohen nga kampi.

Kryebashkiaku i Strasburgut, Jeanne Barseghian, dje njoftoi se bashkia ka mundësi të kufizuara për t’u ofruar strehim imigrantëve dhe të pastrehëve të braktisur në rrugë dhe se ata vendosën të ngrenë padi kundër shtetit me arsyetimin se nuk mund të përmbushë detyrën e tij.

Barseghian, i cili u bëri thirrje të zgjedhurve dhe organizatave bamirëse të mbështesin këto nisma, deklaroi se ata do ta çojnë çështjen në gjykatën administrative.

Related posts

Të shtëna armësh gjatë përleshjes në “Kodrën e Trimave”, tre të lënduar

Muhamet Ramadani

Një maskarallëk izraelit në Al Aksa, për herë të parë që nga viti 1967

RTI

12 palestinezë të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur nga sulmet ajrore izraelite në Gaza pavarësisht armëpushimit

Kushtrim Guraj