RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja ngrin bashkëpunimin me policinë izraelite

be-ja-ngrin-bashkepunimin-me-policine-izraelite

Zyrtarët izraelitë thanë për ‘Haaretz’ se vendimi është treguesi i parë evropian se ndryshimi i politikës izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar do të dëmtojë bashkëpunimin me BE-në.

Bashkimi Evropian ka ngrirë bashkëpunimin me policinë izraelite për shkak të shqetësimeve në lidhje me politikën e qeverisë së ardhshme, raportuan sot mediat izraelite.

Shtatorin e kaluar, Izraeli dhe BE-ja nënshkruan një projekt-marrëveshje për përmirësimin e shkëmbimit të informacioneve të inteligjencës. Megjithatë, marrëveshja duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian.

“BE-ja e informoi ambasadorin izraelit Haim Regev se për momentin do të ndërpresë promovimin e projekt-marrëveshjes për bashkëpunimin në fushën e inteligjencës ndërmjet policisë izraelite dhe Agjencisë së Policisë Evropiane, Europol”, shkruan gazeta ‘Haaretz’, duke cituar burime të mirë nformuara.

Vendimi për pezullim Regevit iu dorëzua të premten e kaluar, sipas gazetës.

Zyrtarët izraelitë thanë për ‘Haaretz’ se vendimi është treguesi i parë evropian se ndryshimi i politikës izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar do të dëmtojë bashkëpunimin me BE-në.

Të hënën, kreu i Zyrës së Bashkëpunimit për Zbatimin e Ligjit të BE-së, Rob Rosenberg, tha se “marrëveshja përfundimtare mund të përfshijë përjashtime të vogla” të kufizuara në “situata të kërcënimeve materiale dhe nevojën për të mbrojtur popullsinë civile”.

Sipas ‘Haaretz’, marrëveshja pritet të përfshijë një klauzolë që ndalon Izraelin të përdorë çfarëdo informacioni që merr nga Evropa në territoret palestineze të pushtuara në vitin 1967.

E drejta ndërkombëtare e sheh Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si “territore të pushtuara” dhe të gjitha aktivitetet e ndërtimit të vendbanimeve hebreje i konsideron atje si të paligjshme.

Mandatari për formimin e qeverisë izraelite, Benjamin Netanyahu, u pajtua që t’i ofrojë politikanit të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir postin e ministrit të Sigurisë Kombëtare në qeverinë e re, vendim ky që ngjalli shqetësime rajonale dhe ndërkombëtare.

Related posts

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

admin

Osmani për zgjedhjet në veri: Janë të mundshme, në përputhje me ligjin

admin

Raporti evropian fokusohet këtë vit në ndikimin e temperaturave të larta në shëndetin e njerëzve, duke vënë në dukje se vdekjet nga nxehtësia janë rritur në të gjithë kontinentin. Ai tha se më shumë se 150 jetë humbën drejtpërdrejt vitin e kaluar në lidhje me stuhitë, përmbytjet dhe zjarret. Ndërsa kostoja e humbjeve ekonomike të lidhura me motin dhe klimën në vitin 2023 u vlerësua në më shumë se 13.4 miliardë euro (rreth 14.3 miliardë dollarë). Moti ekstrem ka nxitur valë të nxehti, zjarre, thatësira dhe përmbytje, thuhet në raport. Temperaturat e larta kanë kontribuar në humbjen e akullit të akullnajave në kontinent, duke përfshirë në Alpe – të cilat kanë humbur rreth 10% të akullit të tyre të mbetur gjatë dy viteve të fundit. /Telegrafi/

RTI