RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Trupi i pajetë i të riut Artan Zymberi dërgohet për autopsi në Norvegji

trupi-i-pajete-i-te-riut-artan-zymberi-dergohet-per-autopsi-ne-norvegji

Trupi i pajetë i Artan Zymberi – 28 vjeç, i cili u raportua i vdekur në burgun e Sremska Mitrovica në Serbi, mëngjesin e së enjtes i është dorëzuar organeve kompetente të shtetit norvegjez për të iu bërë autopsia.

Lajmin e konfirmoi në një prononcim për Telegrafin, Nagip Zuberi, xhaxhai i të riut, Artan Zymberi.

Ai tha se trupin e kanë dorëzuar familjarët për autopsi në Norvegji, dhe siç tha ai janë në pritje të rezultatit.

“Po sot në mëngjes e kanë dorëzu trupin e pajetë të Artan Zymberit, tek organet kompetente të Norvegjisë, për t’ia bërë autopsinë”, ka thënë xhaxhai i Artanit, Nagip Zuberi.

Ndryshe, Artan Zymberi nga Peja, është me nënshtetësi norvegjeze dhe ka ndërruar jetë në burgun e Sremska Mitrovica, në Serbi.

Related posts

Ukraina godet rafinerinë ruse të naftës, Kremlini: Duan të destabilizojnë situatën gjatë zgjedhjeve presidenciale

admin

Gomarrllëku i pritshëm i Ramës për Hamasin: atë që Netanyahu donte….

RTI

Gjashtë palestinezë të shpëtuar pas shembjes së çatisë nga stuhia në Gaza, mes tyre edhe fëmijë

admin