RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria gjermane planifikon vendosjen e një sistemi antiraketë në Poloni

ushtria-gjermane-planifikon-vendosjen-e-nje-sistemi-antirakete-ne-poloni

Ushtria gjermane do të fillojë përgatitjet për vendosjen e një sistemi antiraketë tokë-ajër Patriot në Poloni në ditët në vijim.

Gjermania i ka ofruar Polonisë pajisjet për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore pasi një raketë e humbur nga lufta në Ukrainë u rrëzua në tokën polake dhe vrau dy persona muajin e kaluar.

Por një grindje shpërtheu kur Varshava i tha Berlinit se ”do të ishte më mirë për sigurinë e palës polake nëse Gjermania dërgonte bateritë Patriot direkt në Ukrainë”.

Gjermania ka argumentuar se asnjë anëtar i NATO-s nuk ka dërguar patriotë në Ukrainë dhe se sistemi deri më sot është vendosur vetëm për të mbrojtur territorin e NATO-s.

Sistemi Patriot i prodhuar në SHBA mund të angazhojë avionë armik, raketa balistike taktike dhe raketa lundrimi dhe ka një rreze prej mbi 60 kilometrash. /atsh

Related posts

Zjarre, përmbytje dhe rrëshqitje dheu në SHBA, të paktën 39 të vdekur

admin

Delegacioni i Bashkësisë Islame të Kosovës vizitoi diasporën

Muhamet Ramadani

Sondazh: Qeveria e kancelarit gjerman Merz po e humb besimin e qytetarëve

RTI