RTV AHIRETI
Lajme

Veriu i Kosovës mbetet i barrikaduar

veriu-i-kosoves-mbetet-i-barrikaduar

Pjesa veriore e Kosovës vazhdon të mbetet e bllokuar, dy ditë pas vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq.

Të shtunën mbrëma pati edhe incidente, ku serbët shkëmbyen zjarr me policinë, si dhe rrezikuan sigurinë e gazetarëve që po raportonin nga afër barrikadës së vendosur në Rudarë, pasi hodhën shok-bomba pranë tyre.

Ndërkaq, e diela ishte më e qetë, por që u përcoll me reagime nga ndërkombëtarët.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe ajo në Beograd, në një deklaratë të përbashkët, bënë thirrje që të hiqen barrikadat e vendosura në ato zona.

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar edhe Britania e Madhe e cila po ashtu tha se pret që të hiqen barrikadat ilegale të vendosura në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.

Reagime pati edhe nga kryediplomati evropian, Josep Borrell, pas sulmeve me shok-bombë ndaj një patrulle të EULEX-it në Zveçan. “BE-ja nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it ose përdorimin e akteve të dhunshme kriminale në veri. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës”, ka thënë Borrell. Megjithatë, ai, përkundër ambasadorëve të QUINT-it, nuk i dënoi sulmet ndaj Policisë së Kosovës. E për këtë, reagoi ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, e cila tha se Borrelli duhet të dënojë edhe të shtënat ndaj policëve të Kosovës. Sipas saj, deklaratat që nuk dënojnë Vuçiqin për agresionin e tij të hapur, inkurajojnë përshkallëzimin e mëtejshëm.

Ndryshe nga Borrelli, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se Kosova i uli tensionet duke i shtyrë zgjedhjet lokale, ndërsa shtoi se Serbia po e bën të kundërtën. Sipas saj, ideja Vuçiqit për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht e papranueshme. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do t’i kërkojnë KFOR-it dislokimin e një numri të ushtarëve dhe policëve serbë në Kosovë, bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Por, ish-zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, deklaroi se kthimin e ushtarëve serbë s’do ta lejojë kurrë NATO-ja.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po ashtu ka dënuar sulmet mbi EULEX-in dhe Policinë e Kosovës, duke shtuar se rishfaqja e barrikadave në veri bie ndesh me frymën e dialogut. Rama i bëri thirrje urgjente BE-së që të ftojë palën kosovare dhe atë serbe në takim.

Shefi i Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, Lars Gunnar- Wigemark, tha se dhuna në veriun e Kosovës duhet të ndalet urgjentisht, njofton Klankosova.tv.

Related posts

Mbi 13 milionë njerëz vizituan Xhaminë e Madhe Ajasofia në vitin 2022

admin

Një vit e gjysmë pas zhdukjes, gjendjet i vdekur biznesmeni Bedri Rexhepi

admin

Nëna izraelite akuzon ushtrinë për vrasjen ‘e qëllimshme’ të djalit të saj

rezart morina