RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Von Cramon: E papranueshme kërkesa e Serbisë për kthim të ushtarëve, pres largimin e barrikadave

von-cramon:-e-papranueshme-kerkesa-e-serbise-per-kthim-te-ushtareve,-pres-largimin-e-barrikadave

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar lidhur me sulmet dhe situatën në veri të Kosovës.

Në një shkrim në Twitter, Von Cramon i ka quajtur të papranueshme sulmet në veri si dhe kërkesën e Serbisë për kthim të ushtarëve.

Von Cramon ka theksuar se barrikadat duhet të largohen si ulje e përshkallëzimit.

“Rivendosja e paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Sulmet ndaj EULEX-it dhe deklaratat për ushtarët serb, janë krejtësisht të papranueshme. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen si ulje e përshkallëzimit. Mbështetje e plotë për dialogun e udhëhequr nga BE”, tha Von Cramon

Related posts

KE pranon se gabimisht kërkoi që shtetet e rajonit t’i vendosnin viza Kosovës

admin

Pendarovski: Zvarritja e integrimit po lëkund besimin në BE

Muhamet Ramadani

Libri i sapobotuar pretendon se Trump i tha Netanyahut se “të gjithë hebrenjtë janë të sëmurë nga ti”

Hevzi