RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Plani për emigrantët shqiptarë, OKB kritikon Britaninë: Po shkel ligjin ndërkombëtar

plani-per-emigrantet-shqiptare,-okb-kritikon-britanine:-po-shkel-ligjin-nderkombetar

Plani i Rishi Sunak për tu mohuar azilin emigrantëve qe hyjnë me gomone në Britaninë e Madhe, shkel ligjin ndërkombëtar dhe minon traditën humanitare të vendit. Kështu u shpreh organizata e Kombeve të Bashkuara, pasi kryeministri premtoi të rikthejë mijëra shqiptarë në vendin e tyre, të përshpejtojë procedurat e azilit, të vështirësoje të drejtën për të qëndruar në bazë të pretendimeve për skllavëri moderne dhe të nxjerrë nga hotelet rreth 10 mijë emigrantëve.

Kritikët i dënuan masat si mizore, joefikase dhe të paligjshme, ndërsa agjencia e OKB për refugjatët i kërkoi Londrës t’i përmbahet detyrimeve ligjore.

Një sërë parlamentarësh, përfshirë ish-kryeministren Theresa May, ngritën shqetësimet për braktisje të viktimave të skllavërisë moderne.

“Skllavëria moderne është një kërcënim real. Ne nuk duhet të bëjmë asgjë për të reduktuar rolin tonë, si mbrojtësi kryesor në botë i viktimave të këtij krimi të tmerrshëm”, u shpreh Theresa May.

Sunak u tha parlamentarët se legjislacioni i ri do të bënte të qartë se kush hyn ilegalisht në vend nuk do të jetë në gjendje të qëndrojë dhe do të dërgohet në vendet e origjinës, ose ato që konsiderohen të sigurta.

Ekspertët pyesin, se në cilat vende të sigurta mund të dërgohen azilkërkuesit, ndërsa 2 padi ligjore janë paraqitur për skemën e Ruandës, dhe nuk asnjë marrëveshje në fuqi me shtetet e BE.

UNHCR thotë se kufizimi i të drejtës së azilit për personat që vijnë në rrugë ligjore, është kundër parimit themeltar të konventës për refugjatët të vitit 1951.

Related posts

Osmani uron Suedinë për marrjen e kryesimit të Presidencës së BE-së

admin

Macron kërkon debat europian për armët atomike: Le t’i hapim të gjitha në tavolinë dhe të shohim se çfarë na mbron vërtet

admin

Lëvizja Fol: Qeveria realizoi vetëm 33 për qind të Planit kombëtar për zhvillim për gjashtë muaj

RTI