RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ergys Mërtiri: Si i lënë shqiptarët fëmijët në jetimoret e Francës

ergys-mertiri:-si-i-lene-shqiptaret-femijet-ne-jetimoret-e-frances

Sociologu Ergys Mërtiri thotë se shqiptarët po i lënë fëmijët e tyre në jetimoret në Francë.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Mërtiri u shpreh se shqiptarët mendojnë se fëmija i tyre mund të rritet më mirë si jetim në Francë, se sa me familjen në Shqipëri.

“Problemi qëndron që pse ikin shqiptarët natën dhe për gjithë natën, me fëmijë, me gomone, me maune. Do them edhe diçka tjetër. Në Francë ka edhe një fenomen tjetër, që marrin fëmijët i lënë në rrugë.

I tregojnë se ku janë dyert e kujdesi social, i thonë shko trokit atje, ai e lë fëmijën atje, e braktis, me qëllim që fëmija e tij të mos rritet me prind, por të rritet në jetimoren franceze. Më mirë të rritet jetim në Francë se me prindër në Shqipëri. Kjo është për të vënë duart në kokë”, theksoi ai.

Related posts

Milot Rashica shkon për t’iu ndihmuar familjeve të prekura nga tërmeti në Turqi

admin

Sudan, ushtria dhe forcat paraushtarake përleshen në Khartoum

admin

Ministria e Mbrojtjes shpallë konkurs për rekrutim të kadetëve të rinj

Muhamet Ramadani