RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Turqia e gatshme të ndërmarrë hapa të përbashkëta me Sirinë dhe Rusinë kundër terrorizmit

erdogan:-turqia-e-gatshme-te-ndermarre-hapa-te-perbashketa-me-sirine-dhe-rusine-kunder-terrorizmit

Turqia ka shprehur vullnet për të bashkëpunuar me Sirinë dhe Rusinë në përpjekjet e saj kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetarëve në bordin e avionit presidencial që kthehej nga udhëtimi në Turkmenistan, presidenti Erdoğan u tha se, “Aktualisht, ne duam të ndërmarrim hapa me Sirinë dhe Rusinë, si një treshe. Për këtë, së pari duhet të mblidhen organizatat tona të inteligjencës, pastaj ministrat tanë të mbrojtjes dhe më pas ministrat tanë të jashtëm”.

Duke theksuar se liderët Turqisë, Rusisë dhe Sirisë gjithashtu mund të takohen për bisedime pas takimit zyrtarëve të inteligjencës, mbrojtjes dhe çështjeve të jashtme, Erdoğan tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, përshëndeti propozimin në bisedën e tyre të fundit.

Erdoğan theksoi se organizata terroriste është aktive në Siri, veçanërisht në pjesët e saj veriore dhe shtoi se vendi i tij do t’i marrë gjërat në duart e veta nëse vende si SHBA-ja vazhdojnë të ofrojnë “mijëra kamionë ngarkesa” me armë, municione, mjete dhe pajisje për terroristët në Siri.

Presidenti turk po ashtu kritikoi komentet e fundit të shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, që shënjestrojnë Turqinë për lidhjet e saj me Rusinë, duke kërkuar t’i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Moskës.

“Unë nuk e marr Borell-in si bashkëbiseduesin tim. Bashkëbiseduesi i tij mund të jetë vetëm z. Çavuşoglu”, tha Erdoğan, duke i përshkruar komentet e Borrell-it “të shëmtuara”.

“Me fjalë të tjera, Borrell nuk mund të emërojë apo rregullojë marrëdhëniet tona me Rusinë. Ai nuk ka as cilësinë dhe as kapacitetin për të marrë një vendim të tillë për këto çështje. Ishte një koment shumë i shëmtuar,” shtoi ai.

I pyetur për masat e Gjermanisë kundër komplotit të grusht shtetit nga ekstremistët e krahut të djathtë, Erdoğan përshëndeti masat dhe tha se hedhja e dritës mbi procesin brenda shtetit ligjor është e rëndësishme.

“Është populli im, vendi im, ai që do ta kuptojë më së miri ndjenjën në Gjermani kundër planeve të grusht shtetit. Fatkeqësisht, nuk mund të them se ne shohim të njëjtën simpati dhe mirëkuptim nga Gjermania mike dhe aleate”, tha ai.

Related posts

Ukraina: Bjellorusia, peng bërthamor i Rusisë

rezart morina

Akademiku serb: Vuçiq e di se Kosovën e kemi humbur në vitin 1999

rezart morina

Si do të ndikojë shpërbërja e kabinetit izraelit të luftës në përpjekjet për armëpushim

admin