RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Serbia i dërgoi letër për kthimin e ushtarëve të saj në Kosovë, KFOR-i thotë se po e shqyrton atë

serbia-i-dergoi-leter-per-kthimin-e-ushtareve-te-saj-ne-kosove,-kfor-i-thote-se-po-e-shqyrton-ate

Qeveria e Serbisë i ka dorëzuar të premten një letër KFOR-it, në të cilën i ka kërkuar që të bëhet kthimi i një numri të trupave serbe në Kosovë.

Zyra e informimit të KFOR-it në një përgjigje për Telegrafin kanë konfirmuar pranimin e letrës nga Serbia.

Ata po ashtu thanë së janë duke e shqyrtuar atë dhe se do të jenë vigjilentë dhe të përkushtuar për të përmbushur mandatin e tyre të marrë nga OKB-ja.

“E kemi pranuar një letër nga Serbia dhe aktualisht jemi duke e vlerësuar. KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i përkushtuar për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së”, thanë nga zyra për informim të KFOR-it për Telegrafin.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se në mbrëmjen e 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë KFOR-it një kërkesë elektronike për të kthyer një numër të caktuar të pjesëtarëve të policisë dhe ushtrisë serbe në Kosovë.

Vuçiq ka bërë të ditur se më 16 dhjetor ajo kërkesë do t’i dorëzohet përfaqësuesit të KFOR-it në kufirin me Kosovën.

Sipas mediave serbe, pas mbledhjes së Qeverisë së Serbisë, Vuçiq tha se vendimi është marrë unanimisht.

Related posts

Kremlini: Do të ndjekim nga afër rezultatet e takimit Erdoğan-Zelenskyy

rezart morina

Greva në arsim, Jasharaj: I mbetet anëtarësisë të vendosë se çka do të ndodhë në javën e ardhshme

admin

Raporti: Zelensky po planifikon vizitën e parë në Gjermani që nga fillimi i luftës në Ukrainë

admin