RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Amerika planifikon një takim të ri midis Izraelit dhe shteteve arabe

amerika-planifikon-nje-takim-te-ri-midis-izraelit-dhe-shteteve-arabe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë takimin në mes të Izraelit dhe shteteve arabe në fillim të vitit 2023 dhe presin që qeveria e krahut të djathtë e Benjamin Netanyahu të përmbahet, thotë një zyrtar amerikan.

Netanyahu pritet të marrë drejtimin e qeverisë më të djathtë ndonjëherë në historinë e Izraelit, ku përfshihen figura nga e djathta ekstreme, të cilët haptas përkrahin zgjerimin e vendbanimeve në zonat palestineze.

Zyrtari i lartë amerikan tha se Amerika planifikon takimin e ministrave të jashtëm të së ashtuquajturës samiti Negev në muajin mars, raporton AFP, përcjell Klankosova.

Takimi i vitit 2020 me qeverinë qendrore izraelite asokohe, solli ministrin e jashtëm të Egjiptit, i pari shtet arab që bëri paqe me Izraelin, dhe homologët tjerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrain dhe Maroku, të cilët normalizuan marrëdhëniet në të ashtu-quajturën marrëveshje të Abrahamit.

Kurse, administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka paralajmëruar se kundërshton aneksimin dhe zgjerimin e vendbanimeve izraelite në zonat e Palestinës, dhe gjithashtu ka mbështetur formimin e një shteti palestinez.

Related posts

Sulme të reja izraelite në Rafah, Khan Younis dhe Deir al-Balah

RTI

Forcat izraelite shkatërruan dy shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor

admin

Sekretari i Mbrojtjes: Britania e Madhe zbulon “aktivitet të shtuar rus në Atlantik”

Muhamet Ramadani