RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Şentop në hapjen e kampusit Maarif: Turqia synon të rrisë breza që do të punojnë për paqen dhe qetësinë e njerëzimit

sentop-ne-hapjen-e-kampusit-maarif:-turqia-synon-te-rrise-breza-qe-do-te-punojne-per-paqen-dhe-qetesine-e-njerezimit

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, në kuadër të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut ka marrë pjesë në hapjen zyrtare të kampusit të “Maarif International Schools” në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoni, krahas kryeparlamentarit Şentop dhe delegacionit të tij, i pranishëm ishte edhe ambasadori i Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili, zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë së Veriut, Lulzim Aliu, nënkryetar i Fondacionit Turk Maarif, Ahmet Emre Bilgili, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend, politikanë, akademikë, mësues dhe studentë.

Në fjalimin e tij në ceremoninë e hapjes, kryeparlamentari Şentop tha kombi turk është “një nga kombet e jashtëzakonshme që ka bashkuar kultura të panumërta në të kaluarën dhe që gjithmonë ka ngritur qytetërimin”.

“Në bazën e qytetërimit tonë qëndrojnë vlerat njerëzore, morale dhe fetare. Paraardhësit tanë gjatë periudhës së administrimit në Ballkan e kanë pajisur rajonin me mijëra vepra dhe kanë lënë këtu një trashëgimi kulturore madhështore. Shtëpitë tona, xhamitë, bibliotekat, urat, hamamet, shatërvanët dhe veprat e tjera të shquara që qëndrojnë në këmbë edhe sot në Ballkan, pavarësisht se një pjesë e rëndësishme e tyre janë shkatërruar, janë vepra konkrete dhe gjurmë që tregojnë nivelin e qytetërimit tonë”, deklaroi Şentop.

Şentop gjithashtu iu referua poezisë së poetit Yavuz Bülen Bakiler që shpjegon trashëgiminë osmane në Ballkan.

“Padyshim, trashëgimia më e rëndësishme e të parëve tanë këtu është identiteti qytetërues që ata ndërtuan, si dhe lidhja e zemrës mes kulturave të ndryshme që ata krijuan këtu. Të parët tanë, që i ruajtën ndër shekuj këto territore si atdhe, thurën këtu fshikëzën e qytetërimit. Ky qytetërim ndikoi te muslimanët, si dhe te popujt e tjerë ballkanik dhe jo-muslimanë dhe formoi një identitet ballkanik. Duke e bërë këtë, nuk u përpoqën të shkatërrojnë apo eliminojnë kulturën, besimin dhe vlerat ekzistuese të atyre. Përkundrazi, kulturës ekzistuese iu afrua me tolerancë dhe drejtësi. Përfituan nga besimi, kultura dhe qytetërimi këtu. Me këto pasuroi qasjen për kulturën dhe qytetërimin. Duke mbledhur kulturat në Ballkan, ndërtoi një qytetërim dhe në thelb u bë një shtet osman ballkanik”, u shpreh Şentop.

Ai u shpreh se në çdo cep të Ballkanit mund të shihen “shembuj konkret të atmosferës së tolerancës nën sundimin osman”.

“Gjatë kësaj periudhe, besimtarët anëtarë të të gjitha feve jetuan në paqe në Ballkan. Xhamitë, kishat dhe sinagogat qëndruan pranë njëra tjetrës në qendrat e qyteteve. Dua të shprehem se jemi të kënaqur që sot shohim të njëjtën tolerancë, vullnet të bashkëjetesës dhe dëshirën për të mbrojtur pasurinë kulturore në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Şentop.

Më tej, kryeparlamentari turk foli për prodhimin e informacionit që rritet me një shpejtësi marramendëse.

“Ndërsa natyra dhe metoda e edukimit po ndryshon me shpejtësi, mjetet e vjetra arsimore janë zëvendësuar me kompjuterë, internet dhe teknologji të tjera të reja. Arsimi, i cili transformohet me shpejtësi nga teknologjitë e reja, nuk është më i varur nga shkollat, klasat dhe orët e mësimit. Ai bëhet një proces i vazhdueshëm i pavarur nga vendi dhe koha”, tha ai.

Şentop shtoi se edhe pandemia e koronavirusit COVID-19, që e vendosi botën nën ndikimin e saj, e përshpejtoi në masë të madhe këtë transformim që vazhdon në arsim. Ai theksoi se mjetet digjitale janë bërë elementë kryesorë të arsimit.

“Në mënyrë që njerëzit të mund të dalin në pah në mjedisin konkurrues ndërkombëtar, por edhe të përballen me kulturën e krijuar të konsumit, ne duhet të ndërtojmë një sistem arsimor që do të rrisë individët si individë që ruajnë vlerat e tyre dhe nuk humbin identitetin e tyre. Me fjalë të tjera, objektivi në arsim nuk është vetëm arritja e një profesioni të mirë, por edhe ta bëjë botën tonë një vend më të jetueshëm duke rritur moralin shoqëror dhe duke forcuar trashëgiminë civilizuese nga e kaluara. Pikërisht në këtë pikë del në pah rëndësia e shkollave tona Maarif. Në vitin 2016, ne themeluam Fondacionin Turk Maarif me një ligj të miratuar nga Asambleja jonë e Madhe Kombëtare Turke. Me afro 500 institucione arsimore të krijuara në 51 vende, Fondacioni Maarif jo vetëm që ofron arsim cilësor, por gjithashtu përgatit gjenerata të përshtatshme për nevojat dhe vlerat lokale me qasjen e saj me fokus njeriun. Ndryshe nga vendet perandorake me të kaluar koloniale, Turqia synon të rrisë breza që do të përdorin shkencën dhe mençurinë për paqen dhe qetësinë e njerëzimit përmes Fondacionit Turk Maarif. Ai kontribuon në barazinë e mundësive në arsim duke ofruar mundësi arsimore cilësore në vendet ku operon”, deklaroi Şentop.

Ai tha se në shkollat e fondacionit Maarif, që ofrojnë arsim në shumë gjuhë për nxënësit e tyre, “nuk ka përparësi që nxënësit të mund të përdorin vetëm gjuhën e tyre mëmë në mënyrë efektive”.

“Shkollat Maarif duke siguruar që bijtë tanë të mësojnë më mirë turqisht dhe një gjuhë tjetër të huaj, përgatit breza të cilët të mund të shprehin në mënyrë të fuqishme veten dhe identitetin e tyre në çdo vend të botës. Për këtë arsye shkollat Maarif, që nga dita kur kanë filluar aktivitetin, brenda një kohe të shkurtër janë bërë një prej institucioneve që ofrojnë arsimin më cilësor në Maqedoninë e Veriut dhe janë bërë një qendër atraktive”, tha Şentop.

Siç theksoi kryeparlamentari turk, shkollat Maarif përbëjnë ura mes popullit turk dhe vendeve mike e vëllezërore, si dhe shtoi janë një reflektim i politikës së jashtme të Turqisë me fokus njeriun. Ai tha se janë krenarë me atë çka këto shkolla kanë bërë vetëm në një periudhë 6-vjeçare dhe theksoi se i mbështesin këto shkolla.

Duke theksuar se mësuesit këtu kryejnë një detyrë shumë të rëndësishme për faktin se kanë një përgjegjësi të vështirë, por të vlefshme për të rritur breza që mund të përshtaten me të gjitha ndryshimet dhe transformimet dhe të mbrojnë identitetin dhe vlerat e tyre, Şentop tha se me kampusin në Shkup, shkollat Maarif që kanë cilësinë për t‘iu përgjigjur të gjitha nevojave arsimore të ditëve të sotme mund të rrisin edhe më shumë cilësinë arsimore.

Related posts

Gara për President/ Biden i bindur: Askush s’është më i kualifikuar për të fituar se unë! Vetëm Zoti i plotfuqishëm mund të më bindë të largohem

admin

Berisha dorëzon në Gjykatën e Posaçme GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

RTI

Algjeria dorëzon projekt-rezolutën e OKB-së që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

rezart morina