Numri gjithnjë e më i madh i ekspertëve shëndetësorë theksojnë që termini i saktë i pirjes së ilaçeve është shumë më i rëndësishëm seç mendojnë pacientët, aq më parë kur është fjala për artritin, osteoporozën, djegësirën në stomak.
Koha e marrjes së barnave, vërtet, ka ndikim në efektivitetin e ilaçeve.
Kronofarmakologjia, studion efektin e ilaçeve në bazë të orës së marrjes, ndërsa farkodinamika – thithjen dhe matabolizmin e ilaçeve në organizëm, disa prej tyre janë më efektiv në mëngjes, të tjerë në darkë.
Nëse mjekohemi me Ibuprofen (Advil, Rapidol), ekspertët këshillojnë marrjen në mesdite (drekë), pasi mbulesa ushqimore bëhet mburojë garantuese. Megjithatë nëse merret për arsye të Artritit reumatoid, është më mirë që të merret në darkë pas ushqimit.
Krizat e astmës forcohen dhe bëhen me të shpeshta natën kur aftësia e aparatit të frymëmarrjes bie mbi 40% prandaj është mirë marrja e ilaçeve vonë pasdite për të parandaluar krizat natën.
Kush ankohet për aciditet stomaku dhe jashtëqitje natën, duhet të dihet se kjo favorizohet nga pozicioni shtrirë ku shenjat ndjehen më me shumë intensitet, për këtë është mirë të merren ilaçet kundër aciditetit midis orës 20-21.
Nëse vuan nga çrregullime kardiake që ka mundësi të ndjehen në orët e para të ditës dhe gjatë natës hedhja kardiake është më e ulet me afro 30% krahasuar me mëngjesin, moment në të cilën presioni arterial i gjakut regjistron vlerat më të larta.
Personat që vuajnë nga tensioni i lartë, para se të shtrihen në shtrat në darkë të marrin antihipertensiv në mënyrë që të ndikojë me veprimin e tyre të zgjatur në orët e para të ditës.
Aspirina duhet të merret në darkë pas ushqimit për të ulur efektet e saj mbi stomakun kur ajo merret në doza të mëdha kundër reumës. Ndërsa nëse merret për profilaksi të infarktit të zemrës dhe të insultit cerebral, atëherë është mirë të merret në mëngjes.
Ora e marrjes së kortizonit është mirë të fiksohet në orën 22:00 në mënyrë që ai të arrijë nivelin e duhur të veprimit aty nga ora 3 e mëngjesit, në atë kohë që niveli i kortizonit është i ulur dhe organizmi ka më shumë nevojë.
Ilaçet kundër tumoreve duhet të përdoren në moment të përcaktuar të ditës kur qelizat tumorale janë receptive kapin më mirë, për të ulur veprimin helmues duke rritur shpresën për jetën.