RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia e shqetësuar nga pezullimi i arsimit universitar për femrat në Afganistan

turqia-e-shqetesuar-nga-pezullimi-i-arsimit-universitar-per-femrat-ne-afganistan

Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi se e ka pritur me keqardhje dhe shqetësim vendimin lidhur me ndalesën e vendosur për arsimin e lartë universitar për femrat në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ministria, lidhur me çështjen thuhet se “vendimin në fjalë e presim me keqardhje dhe shqetësim”.

“Arsimi është një e drejtë themelore e njeriut në të cilën të gjithë individët duhet të përfitojnë pa dallim në bazë të barazisë dhe nuk duhet të privohen”, thuhet në deklaratë.

Më tej në deklaratën e ministrisë theksohet se “Në përputhje me pritshmëritë e popullit në Afganistan, njohja e të drejtës arsimore për të gjitha vajzat pa përjashtim është e rëndësishme në aspektin e mirëqenies dhe të ardhmes së vendit. Në kuadër të kësaj, shprehim pritshmërinë tonë se vendimi në fjalë duhet të rishikohet dhe se duhet të ndërmerren hapat e nevojshëm sa më parë”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit të Lartë në Qeverinë e Përkohshme Talebane, Ziaullah Hashmi në një deklaratë për AA kishte deklaruar se të gjitha universiteteve publike dhe private në vend u është dërguar udhëzim lidhur me arsimin e vajzave të reja.

Në udhëzim ishte kërkuar pezullimi i arsimit për studentet femra në universitete deri në një njoftim të dytë.

Related posts

U gjet e masakruar me thikë në një kishë të rrënuar, zbulohet identiteti i 22-vjeçares! Në kërkim vrasësi, misteri i krimit makabër në Itali

admin

Ushtria izraelite vret një palestinez në Bregun Perëndimor

admin

Turi ballkanik, Rama sot në Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi

admin