RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëria nis eksportin e mishit në Arabi Saudite

shqiperia-nis-eksportin-e-mishit-ne-arabi-saudite

Shqipëria ka nisur eksportet e mishit drejt Arabisë Saudite. Lajmin e dha ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, duke vlerësuar punën e madhe të bërë nga strukturat për hapjen këtij tregu të ri.

“Pas një pune të fortë institucionale në ndjekjen e procedurave të certifikimit të fermave e thertoreve “Hallall”, 40 qengjat e parë u eksportuan sot drejt tregut të Arabisë Saudite duke nisur kështu edhe zbatimin e marrëveshjes së MBZHR me këtë shtet”, u shpreh ministrja Krifca.

Ministrja informoi se, nga thertorja Gramsh është kryer me sukses eksporti i parë i mishit të kuq (qengja) për në shtetin e Arabisë Saudite, teksa e gjithë procedura u ndoq në mënyrë korrekte nga shërbimi veterinar .

Sipas saj, ngarkesa me mish të kuq me origjinë nga Zhulati i Gjirokastrës, u administrua në thertoren e licencuar hallall në Gramsh, sipas standardeve dhe nën vëzhgimin e veterinerëve të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, u paketuan, etiketuan dhe certifikuan për eksport. /euronews

Related posts

Pavarësisht kufizimeve izraelite, 120 mijë palestinezë falën xhumanë e dytë të Ramazanit në Al-Aksa

admin

Tensionet Prishtinë-Beograd, Kosova thirrje qytetarëve: Shmangni kalimin nga pikat kufitare serbe! Ja çfarë pritet të ndodhë nesër

admin

Emine Erdogan: Besojmë se Gaza do të ringrihet nga hiri

RTI