RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pas kërcënimit me bombë, mbyllet përkohësisht Aeroporti i Prishtinës

pas-kercenimit-me-bombe,-mbyllet-perkohesisht-aeroporti-i-prishtines

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me kërcënimin me bombë në Aeroportin e Prishtinës.

Policia ka thënë në një komunikatë se informacioni me përmbajtjë kërcënuese ka arritur sot në orët e paradites.

Për shkaqe sigure, Aeroporti është mbyllur përkohësisht.

“Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve”, ka thënë Policia.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin.

Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve.

Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbaj të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim.

Related posts

NATO e shqetësuar për retorikën secesioniste në Bosnje

rezart morina

Cilat dokumente duhet t’i keni për të hyrë në zonën Schengen?

rezart morina

Guterres: Duhet bërë më shumë për të çuar drithërat ukrainase në tregjet botërore

admin