RTV AHIRETI
Lajme

Pika kufitare “Merdare” mes Kosovës dhe Serbisë është mbyllur për qarkullim

pika-kufitare-“merdare”-mes-kosoves-dhe-serbise-eshte-mbyllur-per-qarkullim

Në orët e vona të mbrëmjes së 27 dhjetorit, nga persona të dyshuar është bllokuar rruga në pikën kufitare në “Merdare”, në territorin e Serbisë që e lidhë me Republikën e Kosovës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Kosovës, bllokimi i rrugës është bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare “Merdare” e cila për shkak të kësaj bllokade është mbyllur për qarkullim.

“Një bllokim i tillë i kundërligjshëm ka pamundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave”, njoftoi ministria.

MPB ka ftuar qytetarët dhe bashkatdhetarët kosovarë që vijnë nga vendet evropiane në Kosovë për pushime, që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim, duke përjashtuar pikat kufitare “Jarinje”, “Bernjak” dhe “Merdare”, deri në një njoftim të radhës.

Të martën në territorin e Kosovës u vendosën edhe dy barrikada të reja në rrugë, pavarësisht thirrjeve nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) që barrikadat të largohen nga rrugët. Policia e Kosovës, njoftoi se barrikadat janë vendosur gjatë natës nga persona/grupe kriminale, njëra në Mitrovicë dhe tjetra në Zveçan.

Barrikadat në veri të Kosovës janë vendosur nga 10 dhjetori, si reagim i serbëve lokalë pas arrestimit të ish-policit serb nga radhët e Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, i cili aktualisht është në paraburgim nën dyshimin për sulm terrorist ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka thënë se ka kapacitetet e nevojshme që t’i largojë vetë barrikadat, por i ka dhënë kohë KFOR-it që të veprojë në këtë drejtim.

Related posts

LSDM: Mësimdhënësit nuk do të marrin rritjen e premtuar të pagave për 12% në shtator

RTI

Putin: Rusia s’është përgjegjëse për krizën globale të ushqimit

admin

Ministria publikon çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme

admin