RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja dhe OKB-ja bëjnë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës në Sudanin e Jugut

be-ja-dhe-okb-ja-bejne-thirrje-per-ndalimin-e-menjehershem-te-dhunes-ne-sudanin-e-jugut

Bashkimi Evropian dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS) kanë bërë thirrje për dhënien fund menjëherë të dhunës në vendin e Afrikës Lindore.

“Të gjithë ata që janë përfshirë në konflikt duhet të mbajnë përgjegjësi, përfshirë ata që nxisin dhe stimulojnë dhunën”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët.

Sipas autoriteteve, të paktën 60 persona u vranë në përleshjet e fundit në rajonin administrativ Greater Pibor në shtetin Jonglei, mes tyre shumë gra dhe fëmijë. Përgjegjës thuhet se janë luftëtarët e një milicie rinore.

Misioni i OKB-së ofroi mbështetjen e qeverisë kalimtare të Sudanit të Jugut në mbrojtjen e popullatës civile.

Sudani i Jugut është i pavarur që nga viti 2011. Në vitin 2013, shpërtheu lufta civile në vendin e pasur me naftë, duke rezultuar në vdekjen e mijërave banorëve dhe duke shkaktuar largimin e miliona të tjerëve. /atsh

Related posts

Abas kërkon veprim ndërkombëtar për ndalimin e sulmeve të kolonëve izraelitë

Muhamet Ramadani

Qindra palestinezë të vrarë gjatë operacionit izraelit për lirimin e 4 pengjeve

admin

Ndahet nga jeta legjenda e muzikës Country, Kris Kristofferson

admin