RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spanja heq TVSH-në për ushqimet bazë

spanja-heq-tvsh-ne-per-ushqimet-baze

Spanja do të heqë tatimin mbi vlerën e shtuar për artikujt ushqimorë bazë për gjashtë muaj, si pjesë e një sërë masash të reja për të ndihmuar njerëzit të përballen me koston në rritje të jetesës.

Kryeministri Pedro Sánchez njoftoi se TVSH-ja do të ulet nga 4 për qind në 0 për qind për ushqimet bazë, si buka, djathi dhe perimet, ndërsa do të ulet nga 10 për qind në 5 për qind për vajin dhe makaronat.

Qeveria miratoi gjithashtu një ndihmë prej 200 € për familjet me të ardhura prej 27,000 € ose më pak për të kompensuar rritjen e çmimeve të ushqimeve.

Paketa e re e ndihmës kundër krizës vlen 10 miliardë euro, duke i çuar shpenzimet e qeverisë për masat e ndihmës në 45 miliardë euro.

Që kur Rusia nisi pushtimin e saj të Ukrainës në shkurt, qeveria spanjolle ka njoftuar paketa të shumta ndihme për të ndihmuar familjet më të varfra të përballen me inflacionin, i cili është rritur në të gjithë Evropën. /tiranapost

Related posts

Erdoğan Greqisë: Mos u ngatërroni me Türkiye-n në Egje

admin

IKSHPK: Fillon faza e dytë e vaksinimit kundër HPV për vajzat e reja

rezart morina

Kurti: Serbia u zotua t’i japë fund mosmarrëveshjeve me Kosovën, unë nuk do t’i besoja plotësisht

admin