RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përleshje të rënda mes palestinezëve dhe forcave izraelite gjatë operacionit të ushtrisë në Nablus, Bregu Perëndimor

perleshje-te-renda-mes-palestinezeve-dhe-forcave-izraelite-gjate-operacionit-te-ushtrise-ne-nablus,-bregu-perendimor

Protestues palestinezë shiheshin të premten të lëshonin gurë dhe të shtëna armësh ndaj forcave të ushtrisë izraelite që po kryente një operacion kërkim-arrestimi në qytetin e vjetër të Nablus, në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor.

Në pamje shiheshin të rinj palestinezë që qëllonin me gurë dhe disa me armë ndaj autoblindave izraelite që avanconin në qytet.

Muajt e fundit ka pasur thuajse përditë palestinezë të vrarë nga ushtria, e cila ka nisur operacione të shumta në vendbanimet palestineze në kërkim të atyre që quan “elementë terroristë”.

Zemërimi palestinez duket se është shtuar kur kryeministri Benjamin Netanjahut tha se qeveria e tij ka si përparësi zgjerimin e vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor, edhe pse konsiderohen “të jashtëligjshme” nga komuniteti ndërkombëtar.

OKB ka paralajmëruar se konflikti Izrael-Palestinë është “përsëri në pikën e zierjes” pas përshkallëzimit të dhunës së ushtrisë në Bregun Perëndimor dhe sulmeve të hakmarrjes në Izrael. /tch

Related posts

Vdes ish-kryeministri japonez nga plagët e marra

admin

Kurti: Serbia vazhdon të fshehë të vërtetën për vrasjet në rastin “Panda”

admin6

Punimet në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë

admin