RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB kritikon Anglinë: Duhet ta rimendojë dëbimin e azilkërkuesve në Ruandë

okb-kritikon-angline:-duhet-ta-rimendoje-debimin-e-azilkerkuesve-ne-ruande

Shefi i ri i OKB-së për të drejtat e njeriut Volker Türk e kritikon skemën që ai e konsideron problematike nga pikëpamja etike dhe beson se qeveria britanike duhet ta shikojë përsëri se si të merret me bandat e kontrabandës me njerëzit dhe trajtimin e refugjatëve.

Shefi i ri i OKB-së për të drejtat e njeriut i ka kërkuar qeverisë britanike të rishqyrtojë planet e saj për të deportuar azilkërkuesit në Ruandë, duke paralajmëruar se në të kaluarën skema të ngjashme “definimi” kishin çuar në trajtim “thellësisht çnjerëzor” të refugjatëve, njofton The Guardian.

Në komentet e tij të para publike mbi polemikën që prej marrjes së detyrës dy muaj më parë, Volker Türk hodhi poshtë përshkrimin e kryeministrit Rishi Sunak për marrëveshjen prej 140 milion paundësh si “gjykim i shëndoshë”, duke thënë se përveç se ishte problematike ligjërisht dhe etikisht, ajo ishte gjithashtu “shumë e kushtueshme ” dhe nuk ka gjasa të funksionojë.

“Ju nuk mund t’i transferoni përgjegjësitë tuaja ndaj një shteti tjetër në mënyrën që është parashikuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar”, tha Türk për Guardian.

“Kjo ngre shqetësime shumë serioze, si nga këndvështrimi ndërkombëtar i të drejtave të njeriut ashtu edhe nga këndvështrimi i ligjit ndërkombëtar për refugjatët.”

Gjykata e Lartë britanike vendosi në fillim të dhjetorit se plani i konservatorëve për të dërguar njerëz që kërkojnë mbrojtje në Mbretërinë e Bashkuar për në këtë shtet të Afrikës Qendrore ishte i ligjshëm, duke hedhur poshtë një kërkesë nga azilkërkuesit, organizatat bamirëse dhe një sindikatë e zyrtarëve kufitarë për ta ndaluar atë.

Fitorja ishte e pjesshme, pasi gjyqtarët thanë gjithashtu se qeveria kishte dështuar të “shqyrtonte siç duhet rrethanat” e tetë personave që kishte tentuar të dëbonte sipas skemës në qershor, në një rast duke ngatërruar fakte në lidhje me një kurd sirian me një tjetër sirian.

Megjithatë, Ministrja e Brendshme Suella Braverman pretendoi se ajo mbështetej nga “shumica dërrmuese e popullit britanik” në dëshirën e saj për të parë dhënien fund të bandave të kontrabandës në Kanalin anglez.

Më shumë se 40,000 njerëz kanë kaluar Kanalin me varka të vogla në vitin 2022, numri më i lartë që kur shifrat filluan të mblidheshin në vitin 2018.

Türk, i cili pasoi Michelle Bachelet si komisioner i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut në tetor, tha se kishte “mënyra dhe mjete” se si qeveritë mund të trajtonin bandat e kontrabandës dhe të siguronin që ata që kanë nevojë për mbrojtje, ta merrnin atë. /oranews

Related posts

Specialja ua vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit e Kadri Veselit

rezart morina

Narendra Modi betohet si kryeministër i Indisë për të tretën herë, liderët e opozitës bojkotojnë ceremoninë: Qeveria po formohet në mënyrë jodemokratike

admin

Kina zgjeron stërvitjen ushtarake, ndërkombëtarët thirrje për ulje të tensioneve

admin