RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukrainë – Rusia nis sulmet me dronë

ukraine-–-rusia-nis-sulmet-me-drone

Ushtria ruse ka nisur një sulm të ri ajror në Ukrainë duke përdorur të ashtuquajturat drone kamikaze, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve “Ukrinform”, duke thënë se dy grupe të dronëve “Shahed” të prodhuar nga Irani u vunë re pranë Mykolaiv, në jug të Ukrainës.

“Alarmi ajror, dy grupe dronësh”, shkroi shefi i administratës ushtarake rajonale, Vitali Kim në Telegram.

Dronët tani, nga popullata ukrainase quhen “mopeds” për shkak të zhurmës së motorëve të tyre. Alarmet ajrore u lëshuan në të gjithë jugun e vendit.

Sulmet e fundit vijnë pas natës së Vitit të Ri, kur ushtria ruse lëshoi dhjetëra dronë kamikaze, të cilët u përplasen vertikalisht me ngarkesën e tyre shpërthyese në objektivat në Ukrainë. Sipas zyrtarëve ukrainas, të 45 dronët u rrëzuan. /atsh

Related posts

Nga Amerika Latine në Shqipëri: si përfundojnë në prostituta me dhjetra vajza ardhur nga larg

Hevzi

Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Liban që nga fillimi i marsit i afrohet shifrës 1.100

admin

Zgjedhjet lokale në Turqi, Erdogan: Pavarësisht rezultateve, fituesi i këtyre zgjedhjeve është demokracia dhe vullneti ynë kombëtar. Ne si parti do bëjmë autokritikë

admin