RTV AHIRETI
Shëndetësi

Kafeina vepron ndryshe te femrat dhe meshkujt

kafeina-vepron-ndryshe-te-femrat-dhe-meshkujt

Kafeina nuk ka efekt të njëjtë tek meshkujt dhe femrat, madje edhe kur bëhet fjalë për sasi shumë të vogla, thonë studiuesit amerikanë.

Sipas tyre, edhe pas konsumimit të sasive të vogla të kafeinës shtypja sistolike e gjakut rritet më shumë tek djemtë se tek vajzat, dhe pulsi përshpejtohet më shpesh te fëmijët meshkuj sesa tek ato femra.

Shkencëtarët ende nuk kanë arritur ta shpjegojnë këtë reagim ndryshe të konsumimit të kafeinës dhe gjinitë e ndryshme, por besojnë se reagimet e tilla lidhen me hormonet.

Pjesëmarrësit në studim morën vetëm dy miligramë kafeinë, gjë që është një pikë uji në det në krahasim me sasinë e pijeve energjetike me kafeinë që konsumojnë fëmijët.

Rezultatet janë publikuar në revistën profesionale “Pediatrics”.

Related posts

​Bitcoin ngec rreth diapazonit 86 mijë dollarë, ndërsa sinjalet teknike shfaqen të përziera

Muhamet Ramadani

Spreji kundër diellit nuk përdoret siç mendoni, dermatologët tregojnë gabimet që mund t’ju kushtojnë lëkurën

Irfan Jahiu

Mjaltë me kripë – kombinimi magjik për gjumë të qetë

Muhamet Ramadani