RTV AHIRETI
Lajme

Lëshohen në hapësirë dy satelitët e Shqipërisë

leshohen-ne-hapesire-dy-satelitet-e-shqiperise

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se satelitët e Shqipërisë janë lëshuar në hapësirë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale edhe videon nga momentet e lëshimit të satelitëve.

“Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida, raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se disa muaj më parë, mes Shqipërisë dhe operatorit “Satellogic USA Inc” është nënshkruar një kontratë e shërbimit satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin e territorit të vendit.

Sipas autoriteteve shqiptare, kontrata konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve për një periudhë trevjeçare, për monitorimin e territorit të Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS), si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë.

Related posts

U tërhoq nga drejtimi i PDK-së, Krasniqi: Konjufca nuk i ka numrat për qeverinë, Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme

admin

Ka filluar takimi mes Bislimit, Lajçakut dhe Petkoviqit në Bruksel

Muhamet Ramadani

Irani shënjestron bazën ajrore amerikane “Al Udeid” në Katar

Irfan Jahiu