RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Digjen pesë vetura në Pejë

digjen-pese-vetura-ne-peje

Pesë vetura janë përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të së martës në Pejë.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë identifikuar tre pronarë, përderisa dy të tjerët nuk dihen ende.

“Rr. Qerim Muriqi, Pejë 03.01.2023-03:54. Është raportuar se në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri pesë vetura. Në vendin e ngjarjes janë identifikuar tre pronarët, viktima meshkuj kosovarë, kurse dy të tjerë ende nuk janë identifikuar”, thuhet në raportin policor.

Rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”, dhe është duke u hetuar nga policia.

Fotografi të veturave të djegura janë publikuar nga faqja “Peja në Fokus” në Facebook.

Related posts

U vendosën një vit më parë pas tensioneve në Veri, shumica e vendeve të BE-së pro heqjes së masave ndaj Kosovës

admin

“U shkëmbyen me një vend në Këshillin e Europës”, Konjufca për vendimin e tokave të Manastirit të Deçanit: Kompromisi më dhimbshëm që Kosova ka bërë

admin

Pas përmbytjeve, uria godet Mozambikun si fatkeqësia e dytë

admin