Në Francë është hapur një hetim paraprak me akuzën për ngacmim seksual ndaj ish-kryepeshkopit të Parisit, Michel Aupetit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve të Actu Paris, Aupetit akuzohet për ngacmim seksual ndaj një personi të pambrojtur.
Është zbuluar se prokuroria e Parisit ka hapur një hetim paraprak në fillim të dhjetorit të kaluar, pas një denoncimi të ardhur nga Kryepeshkopata, duke shtuar se Aupetit ka pasur lidhje me një grua të pambrojtur nën mbrojtje gjyqësore.
Në raportin e ankesës theksohet se janë përfshirë edhe shkresat e postës elektronike që Aupetit ka bërë me gruan me të meta mendore.
Në hetim do të hetohet nëse ish-kryepeshkopi ka abuzuar apo jo seksualisht me gruan.
Aupetit, në vitin 2021 i paraqiti Papës dorëheqjen e tij, pas akuzave në vitin 2017 se 5 vite më parë gjatë detyrës së tij si kryepeshkop i Parisit kishte pasur marrëdhënie seksuale me një grua dhe se ai mbështeste homoseksualitetin.
Që nga nëntori i vitit të kaluar, 11 peshkopë në vend janë hetuar me akuzën për ngacmime seksuale nga autoritetet e gjyqësorit ose nga autoritetet kishtare.