RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gani Geci shkon në burg për ta vuajtur dënimin

gani-geci-shkon-ne-burg-per-ta-vuajtur-denimin

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, është paraqitur sot në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Ai do të vuajë dënimin e tij për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai me anë të një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka lëshuar URDHËRESË që unë Gani (Adem) Geci me vendbanim në fshatin Llaushë, komuna e Skënderjat , që me datë 04.01.2023 të paraqitem te Qendra e Paraburgimit në Prishtinë (Ajvali), për mbajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 6 (gjashtë) muaj i shqiptuar me Aktgjykimin e Gjykatès Themelore në Mitrovicë P.nr.9/2018 i dt.20.08.2021 i vërtetuar me Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës PAKR.nr.516/2021 i dt.29.09.2022, ku si vuajtje e dënimit më llogaritet koha e kaluar në masën e paraburgimit nga dt.22.08.2014 deri më dt.03.06.2016.

Për të vuajtur denimin më kanë mbetur edhe 1 vit e 8 muaj.

Duke u bazuar në Ligjin mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale unë kam kaluar mbi gjysmën e vuajtjes së dënimit.

Tani kam te drejtë në lirim me kusht, pushim 14 ditësh dhe të gjitha benificionet e lejuara me ligj.

Related posts

Nga prapambeturia në qytetërim…

admin

Netanyahu takime të veçanta me Biden, Harris dhe Trump, VOA: Përpjekje për të ruajtur një balancë delikate politike

admin

Lavrov: Do të mbështesim Afrikën për të “përfunduar procesin e dekolonizimit”

admin