RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bie çmimi i gazit në BE

bie-cmimi-i-gazit-ne-be

Çmimi i gazit në BE ka vazhduar të bjerë në ditët e para të tregtimit të vitit të ri, falë temperaturave jashtëzakonisht të buta të dimrit.

Çmimi i TTF-së, qendra e tregtimit me shumicë të gazit natyror, në Holandë, arriti sot rreth 67 € (71,07 dollarë) për megavat orë. Ky është kuotimi më i ulët që nga shkurti i vitit 2022, para fillimit të luftës në Ukrainë.

Sot në mëngjes, gazi natyror i BE-së u tregtua me 69 €/MWh.

Që nga fillimi i dhjetorit, çmimi i TTF-së është përgjysmuar, afërsisht.

Verën e kaluar u regjistrua një rritje rekord prej 345 € për megavat orë, kur një ndërprerje e furnizimit me gaz natyror nga Rusia shkaktoi një rritje të shpejtë të çmimit.

Shkaku kryesor për rënien e çmimit të gazit mbeten temperaturat relativisht të buta të dimrit në Evropë, të cilat kanë reduktuar konsumin.

Në Gjermani, të dhënat më të fundit nga shoqata evropiane e magazinimit (GIE) tregojnë se hapësirat e magazinimit të gazit ishin mbi 90% plot, më 2 janar. Rezervat e gazit ishin rritur për të 13-ën ditë radhazi, pas një rënieje prej disa javësh. /atsh

Related posts

Rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme rrit çmimet e naftës, shqetësime në tregjet globale të aksioneve

admin

VIDEO/ Makina bie në gropën e punimeve në Fushë Kosovë

admin

OKB: Më shumë se 700 mijë njerëz të prekur nga përmbytjet në Afrikën qendrore dhe perëndimore

admin