RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Liderët libianë zhvillojnë bisedime në Egjipt, paralajmërojnë shpalljen e udhërrëfyesit të paqes

lideret-libiane-zhvillojne-bisedime-ne-egjipt,-paralajmerojne-shpalljen-e-udherrefyesit-te-paqes

Udhëheqësit libianë zhvilluan një takim me kryetarin e parlamentit egjiptian në Kajro dhe konfirmuan se së shpejti do të shpallet një udhërrëfyes i ri për Libinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Takimi u mbajt në selinë e parlamentit në Kajro midis Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Aguila Saleh, dhe kreut të Këshillit të Lartë të Shtetit (HCS) me bazë në Tripoli, Khaled al-Mishri, si dhe kryetarit të parlamentit egjiptian, Hanafi Jabali.

“Ka konsensus dhe ne kemi nevojë për një autoritet të unifikuar në Libi për të mbajtur zgjedhjet nën mbikëqyrjen e qeverisë”, tha Salih.

Ai vuri në dukje se një autoritet i ri do të formohet nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Këshilli i Shtetit.

Udhërrëfyesi, i cili do të shpallet me al-Mishrin, “do të jetë një dokument kushtetues dhe jo një nen i vetëm në Kushtetutë, dhe masat e nevojshme do të merren në përputhje me ligjin dhe mendimin e dy këshillave”, tha Saleh, duke theksuar se në të përfshihet edhe mënyra e mbajtjes së zgjedhjeve dhe unifikimi i institucioneve, si dhe gjëra të tjera.

“Ka pasur një afrim të madh midis Dhomës së Përfaqësuesve dhe Këshillit të Shtetit për të mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale sa më shpejt të jetë e mundur,” shtoi Saleh.

Nga ana e tij, al-Mishri tha se “do të punohet për një udhërrëfyes në konsultim me Saleh dhe Misionin e Kombeve të Bashkuara dhe i njëjti do të shpallet shumë shpejt në një takim që do të zhvillohet në Libi”.

“Dokumenti lidhet me disa dosje dhe mënyra, si dhe vendosjen e kushteve dhe detyrave të qarta. Prandaj, konsensusi midis dy këshillave duhet të jetë në përputhje me marrëveshjen politike dhe nën ombrellën dhe kujdesin e Kombeve të Bashkuara për të shmangur çdo dyshim”, shtoi el-Mishri.

Kryetari i parlamentit egjiptian e cilësoi takimin trepalësh si “të frytshëm”, duke theksuar se “rezultatet e tij do të bëhen të qarta në ditët në vijim”.

Në fillim të kësaj jave, HCS, e cila vepron si senat, vendosi të rifillojë dialogun me parlamentin libian pasi asambleja tërhoqi një ligj që krijonte një Gjykatë Kushtetuese në qytetin lindor të Bengazit.

Libia e pasur me naftë ka mbetur në trazira që nga viti 2011, kur sundimtari Muammar Gaddafi u rrëzua pas katër dekadash në pushtet.

Situata është përkeqësuar që nga viti i kaluar kur parlamenti libian caktoi një qeveri të re të udhëhequr nga ish-ministri i Brendshëm Fathi Bashagha, por kreu i qeverisë me bazë në Tripoli, Abdul Hamid Dbeibeh, tha se ai do t’i dorëzojë autoritetin vetëm një qeverie që vjen përmes një “parlamenti të zgjedhur”, duke ngritur frikën se Libia mund të shkojë sërish në një luftë civile.

Related posts

Inkursioni i Ukrainës, Grossi konfirmon vizitën në centralin bërthamor në Kursk

admin

Egjipti zbulon një rezervë të madhe të gazit natyror në Mesdhe

admin

Ga’za, një foshnje pa’lestineze shpëtohet nga rrënojat pas su’lmit ajror iz’raelit

rezart morina