RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

‘Le Soir’: Shqipëria, parajsë për të mos u humbur

‘le-soir’:-shqiperia,-parajse-per-te-mos-u-humbur

Bregdeti shqiptarë është rikthyer dhe njëherë në qendër të vëmendjes nga mediat e huaja.

Gazeta belge, “Le Soir” e quan Ksamilin si “Maldivet e Europës” duke ftuar në këtë mënyrë të gjithë pushuesit, sidomos ata belgë.

Në shkrimin dedikuar plazheve më të bukura, thuhet se Shqipëria është një ndër vendet që nuk duhet humbur për t’u eksploruar.

Jo vetëm Ksamili, por në fakt i gjithë bregdeti shqiptar, është cilësuar si një parajsë.

Një sektor në të cilin është ndalur shkrimi i gazetës “Le Soir” është ai i hotelerisë. Me çmime të favorshme dhe një shumëllojshmëri vendesh për t’u vizituar dhe zbuluar, duke filluar që nga brigjet e fshehura si dhe vendet arkeologjike.

Kohët e fundit vendi ynë ka qenë në fokusin e mediave të huaja. Kjo falë promovimit që i është bërë bregdetit shqiptar në rrjetet sociale, sidomos nga të huajt. /euronews

Related posts

27-vjetori i rënies së Ilaz Kodrës, PDK bën homazhe në Prekaz

Irfan Jahiu

Shirat e dendur godasin Japoninë, një i vdekur dhe disa të zhdukur

admin

Vuçiqi: S’heqim dorë nga targat KM, ato janë dëshmi e pranisë së Serbisë në Kosovë

admin