RTV AHIRETI
Lajme

Kosovë, plagosen dy persona në Shtërpcë

kosove,-plagosen-dy-persona-ne-shterpce

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Drajkovc të Shtërpcës janë plagosur nga arma e zjarrit dy persona, një 11 vjeçar dhe një 31 vjeçar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia njoftoi se të shtënat me armë ndodhën sot rreth orës 3 të pasdites nga një person, i cili me një automjet në lëvizje po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari i moshës 33 vjeçare me nënshtetësi kosovare më vonë është arrestuar nga pjesëtarët e policisë kosovare dhe është shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore.

Ndërkaq, dy të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshme mjekësor janë dërguar me autoambulancë në Graçanicë.

“Të dy të plagosurit, nga informacionet që kemi, janë jashtë rrezikut për jetë”, njoftoi Policia e Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se ka marrë të gjitha veprimet dhe më pas hetuesit policorë dhe krimteknika nga Sektori Rajonal i Hetimeve, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë nisur hetimet.

Gjithashtu, bëhet e ditur se aktualisht rruga që shpie për në Shtërpcë është e bllokuar nga banorët lokalë nga të dy drejtimet e lëvizjes.

Related posts

Drejtoresha e komunikimit të UNRWA-s e quan tërheqjen e fondeve ndëshkim kolektiv

rezart morina

Sarajevë, Erdoğan takohet me Izetbegoviqin

admin

Shefi i OKB-së ripohon mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete në takimin me presidentin izraelit

admin