RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina zhvillon stërvitje rreth Tajvanit “kundër bashkëpunimit me fuqitë e huaja”

kina-zhvillon-stervitje-rreth-tajvanit-“kunder-bashkepunimit-me-fuqite-e-huaja”

Kina njoftoi se ka zhvilluar stërvitje ushtarake rreth ishullit të Tajvanit “kundër fuqive të huaja”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga Ushtria Popullore Çlirimtare e Kinës (PLA), thuhet se “Janë duke u kryer stërvitje të përbashkëta patrullimi dhe komunikimi midis forcave në ujërat dhe hapësirën ajrore rreth Tajvanit”.

Në deklaratë, theksohet se stërvitja, përveç rritjes së aftësisë së përbashkët operacionale të trupave, “synon të kundërshtojë bashkëpunimin midis fuqive të huaja dhe forcave pro pavarësisë të Tajvanit”.

Stërvitja përkoi me vizitën e një grupi deputetësh nga Partia Demokratike e Lirë Gjermane (FDP) në Tajvan.

Delegacioni parlamentar i kryesuar nga kryetarja e Komisionit të Mbrojtjes të Bundestagut, Marie-Agnes Strack-Zimmermann dhe zëvendëskryetari i FDP-së, Johannes Vogel do të zhvillojnë takime në Tajvan më 9-12 janar.

– 57 avionë kinezë dhe 4 anije u panë rreth ishullit

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi se 57 avionë ushtarakë dhe 4 anije luftarake që i përkisnin Kinës u panë rreth ishullit nga mbrëmja e djeshme deri në mëngjesin e sotëm.

Në deklaratën e bërë nga ministria, thuhet se janë parë avionë luftarakë të tipit J-16, 6 të J-11, 2 J-10 dhe 2 SU-30, 2 bombardues H-6, 1 mjet ajror për paralajmërim të hershëm KJ-500 dhe 3 dronë zbulues “BZK-005”.

Në deklaratë thuhet se mjetet ajrore dhe detare monitorohen nga pajisje elektronike gjurmuese, avionë patrullimi, anije dhe sisteme raketore tokësore dhe “veprimet e Kinës shkaktojnë dëm të madh në paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit dhe ujërat përreth”.

– Kina edhe më parë kishte kryer stërvitje rreth Tajvanit

Ushtria e Kinës kreu stërvitje rreth ishullit më 25 dhjetor, pasi hyri në fuqi Ligji i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së 2023, me nënshkrimin e presidentit amerikan, Joe Biden, më 23 dhjetor 2022.

Në një deklaratë nga Komanda e Frontit Perëndimor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës u theksua se stërvitja ishte “në përgjigje të afrimit të fshehtë në rritje mes SHBA-së dhe ishullit të Tajvanit”.

Gjatë stërvitjes rreth ishullit ishin zbuluar 71 avionë ushtarakë kinezë dhe 7 luftanije.

Kina zhvilloi operacione të paprecedentë ushtarake rreth Tajvanit edhe në gusht, kur kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së Nancy Pelosi bëri një vizitë të paparalajmëruar në shtetin ishull të vetëqeverisur.

Tajvani dhe Kina u ndanë në vitin 1949 pasi komunistët fituan luftën civile në kontinent. Të dyja palët thonë se janë një vend, por nuk pajtohen se cila qeveri ka të drejtën e udhëheqjes kombëtare në Tajvan. Pekini dhe Taipei nuk kanë marrëdhënie zyrtare, por janë të lidhura me miliarda dollarë në tregti dhe investime.

Kina e sheh Tajvanin si “provincë të shkëputur”. Pekini është zotuar të ribashkojë ishullin, duke përfshirë edhe me forcë nëse është e nevojshme.

Related posts

Nëna e aktivistes turko-amerikane kërkon drejtësi për vr’asjen e vajzës së saj nga fo’rcat iz’raelite

RTI

Qeveria e vendosur, mallrat serbe nuk lejohen të hyjnë në Kosovë, as tranzit

rezart morina

​Von der Leyen bisedoi me Biden për dialogun Kosovë-Serbi: Ka një plan të mirë në tryezë

admin