RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria propozon zgjatjen e masave emergjente të energjisë elektrike për 30 ditë

qeveria-propozon-zgjatjen-e-masave-emergjente-te-energjise-elektrike-per-30-dite

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 118-të ka marr vendim që për të disatën herë të zgjas masat emergjente të energjisë elektrike edhe për 30 ditë.

Sipas arsyetimin, kjo zgjatje po bëhet për rrezikun e rritjes së çmimeve të rrymës në bursat ndërkombëtare.

“Duke qenë se furnizimi me energjetike të ketë rreziqe me rritjen e çmimeve gjatë këtyre muajve në bursat ndërkombëtare, dhe sipas Ligjit propozojmë që të vazhdohen këto masa emergjente. Obligohen KEDS, KEK dhe institucionet për mbarëvajtjen e furnizimit me rrymë”, tha ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në arsyetimin e saj, përcjell Telegrafi.

Ditë më parë, Rizvanolli së bashku me kryeministrin Albin Kurti kishin bërë thirrje për kursimin e rrymës.

Në një video-mesazh ata kanë thënë se dy muajt e këtij viti janë kritikë në përballje me krizën energjetik.

Ata thonë se marrë parasysh që Kosova gjendet në rrjetin e përbashkët energjetik evropian, i cili po vuan nga kriza ekstreme energjetike, si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës, situata energjetike në të cilën mund të gjendet vendi gjatë muajve të dimrit, mbetet e paqartë dhe e pasigurt.

Kujtojmë se këto masa për herë të fundit kishin hyrë në fuqi më 8 dhjetor 2022-së.

Related posts

Escobar e Lajçak në Prishtinë për të takuar Kurtin

admin

Kosova dhe Serbia të mërkurën diskutojnë sërish për dinarin në Bruksel

RTI

Qeveria gjermane kritikon një rregullore të BE-së për azilin

rezart morina