RTV AHIRETI
Lajme

Gjermania po përballet me mungesë të benzinës

gjermania-po-perballet-me-mungese-te-benzines

Kryeqyteti i Gjermanisë, Berlini dhe rajonet lindore të vendit po përballen me mungesë të benzinës dhe çmime të larta, pasi nafta ruse nuk vjen në Evropë që nga 1 janari, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Rafineria PCK në Schwedt, në shtetin gjerman lindor të Brandenburgut, e cila më parë furnizohej ekskluzivisht me naftë ruse, po funksionon me kapacitet prej vetëm rreth 50 për qind për shkak të rënies së furnizimit”, thuhet në faqen e internetit “Business Insider”.

Pasojat e shkurtimeve të prodhimit janë tashmë të dukshme. Kjo tashmë është reflektuar në marzhet e çmimit mesatar kombëtar të benzinës në depon e benzinës Seefeld, që ndodhet në verilindje të Berlinit.

Shërbimi i informimit të çmimeve “Argus Media” raportoi se tashmë ka mungesë prodhimi të benzinës në rajon.

“Business Insider” raportoi se në kompaninë e naftës që operon PCK, shumë punëtorë aktualisht janë në punë me orar të shkurtuar.

“Furnizimet e mëdha alternative të naftës nga Polonia dhe Kazakistani, siç është njoftuar nga qeveria gjermane, nuk kanë arritur ende”, sipas “Business Insider”.

Marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Rusisë janë të tensionuara për shkak të luftës në Ukrainë. Berlini akuzon Moskën për krime lufte, ndërsa ka pezulluar bashkëpunimin dypalësh dhe ka vendosur sanksione të ashpra ekonomike.

Related posts

Suspendohet një mësues në Vushtrri, ngacmoi seksualisht nxënësen e klasës së gjashtë

admin

Ky është vendi i parë në Azinë Juglindore që legalizon martesat brenda të njëjtit seks

admin

Mbi 900 milionë euro u dërguan nga diaspora në Kosovë brenda 9 muajve

admin