RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti emëron dy zëvendësministra serbë

kurti-emeron-dy-zevendesministra-serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të shtunën dy zëvendësministra të rinj.

Në njoftimin e kryeministrisë thuhet se Nenad Stanojeviq është emëruar zëvendësministër për Ekonomi, si dhe Lazar Raduloviq – zëvendësministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Kryeministri Kurti i uroi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në takim thuhet se ishin të pranishëm edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci si dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Related posts

Alarm në Uashington, makina përplaset me portën e Shtëpisë së Bardhë! Arrestohet shoferi i dyshuar, raportohet se…

admin

I fundit Donald Trump, ky është historiku i vrasjeve dhe atentateve ndaj presidentëve në SHBA

admin

Nafta sot 2 centë më e shtrenjtë se dje, benzina rritet për 1 cent

Kushtrim Guraj