RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tre palestinezë të vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

tre-palestineze-te-vrare-nga-forcat-izraelite-ne-bregun-perendimor

Tre palestinezë humbën jetën nga zjarri i hapur nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar sot, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Palestinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria tha në një deklaratë se dy të rinj u vranë në një sulm izraelit në qytezën Jaba, në jug të qytetit Jenin.

Agjencia shtetërore e lajmeve Wafa tha se forcat izraelite hapën zjarr ndaj një automjeti në qytet, duke vrarë dy palestinezë dhe duke plagosur një tjetër.

Mbetet e paqartë pse forcat izraelite hapën zjarr ndaj makinës.

Ndërkohë, një palestinez 19-vjeçar vdiq nga plagët që mori nga zjarri i ushtrisë izraelite në perëndim të Jenin-it në fillim të këtij muaji.

Nuk kishte asnjë koment nga ushtria izraelite mbi rastin.

Sipas shifrave palestineze, 12 palestinezë, duke përfshirë tre fëmijë, janë vrarë nga të shtënat izraelite që nga fillimi i këtij viti. /aa

Qindra njerëz morën pjesë në funeralin e tre palestinezëve që u vranë nga forcat pushtuese izraelite në Jenin.

Related posts

Çdo cigare të “vjedh” 20 minuta jetë, Italia peticion kundër pirjes së duhanit

admin

Bruksel – Këshilli NATO-Ukrainë mblidhet të mërkurën për marrëveshjen e grurit

admin

“Pse po krijohet një aleancë ushtarake mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit? Vuçiç në Mynih: Kjo është arsyeja pse do të investojmë më shumë në mbrojtje

admin