RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haradinaj: Kryeministri është bërë i dëmshëm e zullumqar

haradinaj:-kryeministri-eshte-bere-i-demshem-e-zullumqar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se qasja e gabueshme e kryeministrit të vendit ka bërë që Komuniteti Ndërkombëtar më me simpati ta shoh Serbinë se sa Kosovën.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook e ka quajtur Kurtin kryeministër zullumqar.

“Kryeministri është bërë i dëmshëm e zullumqar. Pasojat e pozicionimit të papërgjegjshëm të Kryeministrit të Kosovës, në raport me pothuaj të gjitha temat që kanë të bëjnë me vendin, po vijnë!”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se vendimet e kryeministrit Kurti në sferën e ekonomisë, sigurisë e arsimit, të dialogut e marrëdhënieve me aleatët, janë bërë barrë e rëndë për vendin e për popullin.
“Vendimet e tij në sferën e ekonomisë, të sigurisë, të arsimit, të dialogut, të marrëdhënieve me partnerët strategjikë, tashmë janë bërë barrë e rëndë për vendin e për popullin. Në këtë rrafsh duhet parë edhe vendimin e fundit të Gjykatës së Drejtësisë të BE për përjashtimin e Kosovës nga Organizata e Rregullatorëve Evropianë të Telekomunikacionit”, ka shtuar Haradinaj.
Sipas ish-kryeministrit Haradinaj, pozicionimi i gabueshëm i kryeministrit aktual, e ka rikthy me urgjencë temën e Asociacionit.

“Pasojë e pozicionimit të tij të gabueshëm është edhe rikthimi me urgjencë i temës së Asociacionit dhe avantazhi i Serbisë në procesin e dialogut. Qasja e tij e gabueshme ka bërë që Komuniteti Ndërkombëtar, më me simpati ta shohë Serbinë së sa Kosovën. Veç Albin Kurti ka arritur që xhelatin ta shndërrojë në viktimë”, është shprehur ish-kryeministri Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se kjo qeveri nuk po i kthen paratë tek qytetari, përkundrazi, po ia pamundëson në kohë krize ta marrin një pjesë nga Trusti.

“Ai me para të taksapaguesve shkon në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, gjoja për të folur për investimet e huaja në Kosovë, madje organizon edhe një Samit të Investitorëve në Cyrih, ndërsa paratë e buxhetit i ka mbyllur në bunker dhe ekonominë e ka llom. Kjo më e pakta është hipokrizi. Ai jo vetëm që parat e buxhetit nuk i kthen te qytetari, por atyre iu ka pamundësuar që në këtë kohë të rëndë ekonomike e sociale, ta marrin një pjesë nga paratë e kursyera të Trustit, që janë të tyre. Kryeministri është shndërruar në zullumqar”, ka përfunduar Ramush Haradinaj.

Related posts

SHBA, grupi “No Labels” dështon të emërojë një kandidat uniteti, tërhiqet nga gara presidenciale

admin

Prokuroria dhe policia me aksion në zyrat e kompanisë “Ambienti” në Pejë, priten arrestime

rezart morina

Kryeshefi i pezulluar i KEK-ut deklaron pasuri 1.7 milion euro, pagë vjetore 42 mijë euro

rezart morina