RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përfaqësuesit e misionit të huaj vizituan Xhaminë Al-Aksa

perfaqesuesit-e-misionit-te-huaj-vizituan-xhamine-al-aksa

Delegacioni diplomatik, i përbërë nga përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), vizitoi Xhaminë al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe u takua me zyrtarë të Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në vizitë morën pjesë diplomatët dhe shefat e misioneve të BE-së, Britanisë së Madhe, Norvegjisë, Australisë, Meksikës, Argjentinës, Brazilit dhe Kilit.

Përfaqësuesit e misioneve të huaja u mirëpritën nga drejtori i Administratës së Fondacioneve Islame Al-Quds, Azzam al-Hatib, i cili është përgjegjës për menaxhimin e Mesxhid al-Aksa dhe me drejtorin e Fondacionit të Mesxhid al-Aksa, Shejh Omer al-Kisvani.

Delegacioni dhe zyrtarët e Mesxhid al-Aksa mbajtën një takim me dyer të mbyllura në bibliotekën e Xhamisë së Shenjtë.

“Dëshirojmë të mbizotërojë sensi i përbashkët”

Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët pas takimit, drejtori i Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, Al-Hatib tha se ata e informuan delegacionin diplomatik për të gjitha ngjarjet në Xhaminë Al-Aksa.

“(Diplomatët) shprehën mbështetjen e tyre të fortë për statusin e vendeve të shenjta, përfshirë Mesxhid al-Aksa-n, nën kujdesin e Mbretërisë së Jordanisë. Ne i falënderojmë ata shumë për ardhjen”, tha Al-Hatib.

Një zyrtar i Mesxhid al-Aksës, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me politikat e krahut të djathtë ekstrem të qeverisë që mori detyrën së fundmi në Izrael dhe veçanërisht veprimet provokuese të ministrit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir kundër Mesxhid Al-Aksës tha: Urojmë që Al-Aksa të kthehet në statusin e saj historik dhe ligjor para vitit 2000 dhe të mbetet ashtu siç ishte”.

Ndërkohë, grupi diplomatik pritej të jepte deklaratë të përbashkët për media në përfundim të vizitës, ajo u anulua pa specifikuar arsyen.

Bastisja provokuese e Ben-Gvirit në Mesxhid Al-Aksa

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, i njohur për veprimet e tij provokuese, më 3 janar bastisi Mesxhidi Al-Aksanë, nën mbrojtjen intensive të policisë izraelite.

Lideri i Partisë së Fuqisë Hebraike, Ben-Gvir i njohur për politikat e tij raciste dhe diskriminuese ndaj palestinezëve, u bë ministri i parë izraelit në detyrë që hyri në Xhaminë e Shenjtë pas 5 viteve.

Përveç qeverisë palestineze, shumë vende dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Türkiye-n, publikuan një mesazh reagimi dhe “mbrojtje të ‘status quo’-s”.

Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor të vitit 1994, Mesxhid Al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë jordaneze të Fondacioneve, Çështjeve Islame dhe Shenjtërisë.

Related posts

Palestina dënon “piraterinë” izraelite pas zbritjes së parave të taksave

admin

Kryediplomati turk Fidan bën thirrje për diplomaci proaktive mes bllokimit global

RTI

1.4 milion euro investim i ri në Klinikën e Onkologjisë

admin