RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

IKShPK: Bartni maskat, COVID-19 po shënon trend të rritjes së rasteve

ikshpk:-bartni-maskat,-covid-19-po-shenon-trend-te-rritjes-se-rasteve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen dhe të bartin maska me vete, pasi që sipas tyre pandemia nuk ka përfunduar ende.

IKShPK-ja rekomandon qytetarët që të kenë masa parandaluese ndaj COVID-19, pasi që theksohet se në Kosovë është shënuar një trend i rritjes së rasteve të reja.

Po ashtu u tha se IKSHPK po vazhdon testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve dhe diagnostifikimin e personave me kokëdhimbje, kollitje, dhimbje fyti e të tjera që rekomandohen të testohen.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!

Ju lutemi për kujdes të shtuar ndaj COVID-19!

Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia akoma nuk ka mbaruar.

COVID-19 në Kosovë shënon trend të rritjes së rasteve të reja, por fatmirësisht nuk kemi te regjistruar asnjë rast fatal.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që të vaksinohen.

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që rritja e rasteve me COVID-19 kërkon edhe masa parandaluese andaj duhet të të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse duke zbatuar vendimet e Qeverisë, duke bartur maska në të gjitha ambientet e mbyllura, distancë, higjienë, dezinfektues për duar në të gjitha institucionet publike e private dhe të vaksinohen kundër COVID-19.

Related posts

Ditëlindja e Mbretit Charles III, Haradinaj merr pjesë në festën e organizuar nga Ambasada Britanike

admin

Indi, pezullohen 141 deputetë që kërkuan debat për rrezikimin e sigurisë në parlament

Muhamet Ramadani

E rëndë në SHBA, 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje (EMRI)

admin