RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz vlerëson Francën si partnere të ngushtë

scholz-vlereson-francen-si-partnere-te-ngushte

Lidhjet e Gjermanisë me Francën kanë arritur një kulm historik pas armiqësive shekullore mes fqinjëve, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz përpara bisedimeve të nivelit të lartë që do të mbahen sot në Paris.

Marrëdhëniet midis vendeve ishin prekur prej kohësh nga lufta dhe shkatërrimi, nga mosbesimi i thellë”, tha dje Scholz në një videomesazh.

“Megjithatë, 60 vjet pas nënshkrimit të Traktatit të Elysee, i cili shënon sot përvjetorin e tij, projekti origjinal i paqes mund të përshkruhet si i përfunduar”, tha Scholz.

“Gjermania dhe Franca janë miq dhe partnerë të ngushtë. Sot, bëhet fjalë për projektin evropian të paqes, për vlerat tona, të cilat ne duam t’i ruajmë, mbrojmë dhe forcojmë”, shtoi ai.

Traktati i Elysee vulosi miqësinë e ish-armiqve 18 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kur Franca i zgjati dorën e pajtimit me Gjermaninë.

“Të dy vendet po përballen me një sfidë të përbashkët dhe imperializmi të shkaktuar nga presidenti rus, Vladimir Putin. Ne nuk do të lejojmë që Evropa të kthehet në një kohë kur dhuna zëvendëson politikën. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, së bashku. Jemi në mbrojtje të projektit tonë të paqes evropiane,” tha ai. /atsh

Related posts

Mësimdhënësit nuk paraqiten nëpër shkollë, ani se pushimi u përfundoi më 15 gusht

Muhamet Ramadani

Marrëveshja me Danimarkën për burgjet pritet të ratifikohet shpejt në Kuvend

admin

Japonia miraton rinisjen e operacioneve të centralit bërthamor më të madh në botë

admin